Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Rreth Nesh

Misioni ynë

Home Abroad: Journal for Diaspora & Expats (HAJDE) është një platformë inovative lajmesh që synon të plotësoj zbrastinë në industrinë e medias në Austri, duke ofruar një platformë lajmesh online në shumë gjuhë. Platforma i dedikohet kryesisht emigrantëve dhe individëve që janë pjesë e diasporës me origjinë etnike nga rajoni i Ballkanit të cilët jetojnë në Austri. Kjo platformë lajmesh ka për qëllim të iu mbaj të informuar mbi zhvillimet e fundit në Austri, jetën e komuniteteve me origjinë ballkanike dhe sukseset e atyre që kanë emigruar në Austri. Inovacioni qëndron në dy faktorë, prezantimi i lajmeve në shumë gjuhë (aktualisht në shqip, turqisht dhe anglisht, me plane për t'u zgjeruar në gjuhë të tjera rajonale), dhe shërbimi si një platformë informative për të ndarë historitë e pa treguara të individëve nga rajoni i Ballkanit që kanë emigruar në Austri. Kjo platformë mediatike ka për qëllim të bëhet një mjet që lehtëson integrimin e emigrantëve dhe promovon diversitetin. Emri i shkurtër i kësaj platforme lajmesh, “HAJDE”, është fjalë që përdoret në shumë gjuhë të Ballkanit dhe ka kuptimin e njejtë që do të thotë “eja”. Pra, përdorimi si fjalë e vetme simbolizon mikpritjen, ftesën për të ecur tutje, gjersa emri i plotë nga anglishtja do të thotë “shtëpia juaj larg atdheut, një ditar për diasporën dhe emigranët”. Ky edhe është misioni kryesor i kësaj platforme: të lehtësojë integrimin dhe të promovojë diversitetin për emigrantët. 

Ekipi

Ekipi që drejton këtë platformë mediatike ka përvojë të gjerë në gazetari dhe hulumtim, me kualifikime akademike në gazetari, media, dhe marrëdhënie ndërkombëtare, nga institucione arsimore me rang të lartë në Austri dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe Kosovë. Një përparësi tjetër e ekipit tonë është njohja e të dyja konteksteve: jeta në Austri dhe kultura e rajonit të Ballkanit si dhe shumëgjuhësia. Ato flasin të paktën një gjuhë nga rajoni, përveç gjermanishtes dhe anglishtes.

Majlinda Aliu

Majlinda Aliu

Themeluese dhe Kryeredaktore

Kliko për të mësuar më shumë
Gizem Gülen Tuaç

Gizem Gülen Tuaç

Redaktore e edicionit në Gjuhën Turke

Kliko për të mësuar më shumë
Leonora Aliu

Leonora Aliu

Redaktore e lajmeve dhe gazetare

Kliko për të mësuar më shumë

Na Ndiqni

Follow us on social media for the latest updates

Na Kontaktoni

Na kontaktoni për çdo pyetje ose kërkesë