Vienna, Austria | 06 qershor 2026
HAJDE

Koncerti koral ndërkombëtar në Vjenë promovon talentin e të rinjve nga Kosova

Më 7 qershor 2026, në kishën historike Peterskirche në qendër të Vjenës, do të mbahet një koncert koral ndërkombëtar me pjesëmarrjen e Korit të Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova.
Publikuar më maj 31, 2026Autori HAJDE
choral concert prenk jakova

Rreth 35 nxënës këngëtarë nga shkolla e muzikës Prenk Jakova, do të vijnë në Vjenë për të shfaq talentin e tyre. 

 

Aktiviteti synon promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të Kosovës, forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe prezantimin e nivelit profesional të arsimit muzikor kosovar para publikut austriak dhe diasporës shqiptare, thotë Ermal Vejsa, nga organizata KÂ.

Ai shton se koncerti synon të shërbejë si urë bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke nxitur dialogun dhe shkëmbimin artistik ndërkombëtar.

 

Ngjarja organizohet nga Shkolla “Prenk Jakova” në bashkëpunim me organizatën KÂ në Vjenë, ndërsa mbështetet nga Komuna e Gjakovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

 

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Kastriot Sada, me korepetitorët Nezahate Shala Zeka dhe Lian Juniku. Organizatorët ftojnë fëmijë dhe familje nga të gjitha komunitetet në Austri të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.