Vienna, Austria | 06 qershor 2026
HAJDE

Universitetet publike në Austri përballen me mungesë financimi prej 1 miliard eurosh

Universitetet publike të Austrisë kanë paralajmëruar se shkurtimet e planifikuara të buxhetit nga qeveria mund të çojnë në humbje të konsiderueshme të vendeve të punës dhe në përkeqësim të kushteve të studimit në sektorin e arsimit të lartë.
Publikuar më maj 21, 2026Autori HAJDE
Uni Wien

 

Sipas raportimeve të gazetës austriake Der Standard, 22 universitetet publike të vendit pritet të marrin rreth 15.5 miliardë euro financim për periudhën 2028–2030 të marrëveshjeve të performancës, afërsisht 1 miliard euro më pak se 16.5 miliardët e ndara për ciklin aktual trevjeçar.

 

Brigitte Hütter, presidente e Universities Austria, tha se universitetet kishin vlerësuar se do të nevojiteshin rreth 18 miliardë euro për periudhën e ardhshme të financimit, kryesisht për të mbuluar inflacionin dhe rritjen e kostove operative. Ajo e përshkroi mungesën financiare si një hendek që mund të arrijë në 2.5 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe konfirmoi se universitetet po tërhiqen nga negociatat me Ministrinë e Shkencës për strategjinë e arsimit të lartë, në shenjë proteste.

Hütter shtoi se, "ndonëse universitetet nuk mbështesin vendosjen e tarifave të studimit, gjithçka duhet të merret në konsideratë, nëse zbatohen shkurtime kaq të mëdha financiare."

 Ndërkohë, Ministria e Shkencës ka mohuar se po planifikohen tarifa studimi.

Foto e bërë në Bibiotekën Qendrore të Universitetit të Vjenës, në 2023 @HAJDE

 

Përfaqësuesit e universiteteve argumentojnë se korniza e propozuar buxhetore mund t’i detyrojë institucionet të shkurtojnë deri në 10,000 vende pune me orar të plotë, duke ndikuar negativisht edhe tek rreth 270,000 studentë në mbarë vendin.