Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Vjena hap sezonin e Tregjeve të Krishtlindjeve

Rathausplatz po bën përgatitjet e fundit për shënuar 50-vjetorin e Tregut të Krishtlindjeve
Publikuar më nëntor 6, 2025Autori HAJDE
X Mas market Rathaus 1

Vjena është duke finalizuar përgatitjet për të nisur sezonin më festiv të vitit. Tregu i parë që hap sot tezgat e tij prej druri dhe shërben gotat e para me punsch të ngrohtë është Schönbrunn Palace, ndërsa Stephansplatz do të hapet këtë fundjavë, më 8 nëntor, dhe që të dy do të qëndrojnë të hapur deri më 6 janar për vizitorët e Vitit të Ri.

 

 

14 nëntor, Christkindlmarkt,  i madhi treg i Krishtlindjeve në Rathausplatz do të ndez dritat dhe do të qëndroj i hapur deri më 26 dhjetor. Këtë vit, Tregu i Krishtlindjeve në Rathausplatz shënon 50 vjet që nga hera e parë kur tregtarët hapën këtu tezgat e tyre prej druri.

Deri në fundjavën e dytë të Adventit, qyteti ndihet si një konstelacion. Sipas Odës së Tregtisë të Vjenës (WKO), këtë vit janë rreth 14 tregje zyrtare me mbi 900 tezga të shpërndara nëpër distrikte të qytetit, që ofrojnë mundësi të mjaftueshme për një shëtitje ndryshe për çdo mbrëmje. 

 

Tregu i Krishtlindjeve në Vjenë konsiderohet si një nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në Evropë. Çdo vit, vizitorë të pafund nga e gjithë bota vijnë për të parë dhe admiruar këtë treg tradicional. 

 

Ekonomia e Vjenës lulëzon gjatë Adventit. Sipas transmetuesit publik ÖRFnë vitet e fundit, qyteti regjistroi afërsisht 3.2 milion qëndrime hotelerie gjatë nëntorit dhe dhjetorit, duke tejkaluar 270 milionë euro shitje.

Hotelet, kafenetë dhe taksitë gumëzhijnë, dhe rrjetat e dritave zbukuruese shtojnë orë të tjera aktiviteti për tregtarët. I gjithë ai shkëlqim vërteton vlerën e vet. 

Oda e Tregtisë vlerëson se shpenzimet vetëm brenda tregjeve arrijnë rreth 140 milionë euro, pa përfshirë atë që vizitorët shpenzojnë për akomodimin dhe ushqimin.

 

Derisa Vjena tradicionalisht zbukurohet me miliarda drita, qyteti ka kaluar prej kohësh në drita LED, duke ulur kostot e energjisë me 80% krahasuar me llambat e vjetra, me rreth 49,000 kWh energji të konsumuar, sipas WKO.

Më shumë

Vienna Vienna events