Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Grupi Rilindja nga Gjakova sjell në Austri muzikën e vjetër shqipe

Publikuar më nëntor 8, 2025Autori Majlinda Aliu
Rilindja 2

Muzika popullore e viteve 60-70 ngjall nostalgji tek çdo shoqëri, dhe përkundër evulimit muzikorë dhe mbizotërimit të rrymave të reja muzikore, kjo muzikë fle në zemrën e secilit. 

 

Rilindja, një grup i të rinjëve nga Gjakova, qytet në jug-perëndim të Kosovës, tash e dy vite kultivojnë këtë lloj muzike të vjetër autentike shqipe. I përbërë nga pesë anëtarë Edri Stavileci, Ari Juniku, Aldi Bunjaku, Arsa Kumnova dhe Arblind Lila, të gjithë nxënës të shkollës së mesme, grupi është aktiv në muzikë, duke përformuar në ngjarje të ndryshme. Orkestra e tyre përfshinë vegla muzikore si mandolina, kontrabasi, harmonika dhe gitarra, që e bëjnë grupin të rrallë. 

 

 

Udhëheqësi i grupit Endri Stavileci, në një intervistë për HAJDE tregon se para se të mishroheshin me këtë lloj muzike, ata kanë qenë adhurues të muzikës rok-klasik. “Ky transformim ka ardh sikur kur shtyp një buton dhe kalon në muzikë popullore,” thotë ai.  

Megjithatë, jo krejt rastësisht ka ndodhur ky kalim, meqë grupi vijnë nga familje që kanë kultivuar muzikën popullore. 

 

Në reportorin e tyre ka këngë që rrallë dëgjohen, të cilat ata i kanë gjetur në arkiva të ndryshme, dhe përfshijnë këngë nga jugu i Shqipërisë deri në veri, si dhe ato të kultivuara në Kosovë, nga Gjakova deri në rrafshin e Kosovës. 

Këngët e njohura të Qamilit të Vogël, Mazllum Meizini, Beqir Efendi Baraku, Mulla Hisen Dobraqi, Isuf Myzyri, Mustafa Budimi, bëjnë pjesë në reportorin e tyre.

Ai fton të rinjët që të dëgjojnë këtë lloj muzike. “Bashkëmoshatarët e duan këtë lloj muzike. Hitet si moshe e bukur kjo rinia, mora girarrën shokë, nuk ka shqiptarë që nuk i njeh si këngë,” thotë ai.  

 

 

Këto këngë u dëgjuan edhe mbrëmë në Vjenë, në sallën e Haus der Begegung, ku OJQ, “KA Group” organizoj një mbrëmje koncertale, në kuadër të tyre aktiviteteve kulturore në Austri. “Kjo ndihmon në rritjen e njohjes së talenteve të rinj, forcimin e bashkëpunimeve ndërkulturore dhe përfaqësimin dinjitoz të muzikës dhe artit shqiptar në qendër të Evropës” thotë Ermal Vejsa, udhëheqës i organizatës KA group. 

 

Ky aktivitet është organizuar për të kremtuar ditën e flamurit 28 Nëntorin (dita e pavarësisë së Shqipërisë). 

Pas Vjenës, grupi Rilindja do të vazhdoj në Graz, ku me datë 8 Nëntor, duke filluar nga ora 20:00 do të përformoj para bashkëatdhetarëve, këngët e vjetra shqipe. 

 

Më shumë

Kulture Muzikë Shqip