Vienna, Austria | 11 tetor 2026
HAJDE

Austria mposht Kosovën 3–1 në Vjenë, Zhegrova shënon nga penalltia

Austria ka mposhtur Kosovën me rezultat 3–1 në Vjenë, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League 2026/27. Fitorja i jep Austrisë tri pikë të rëndësishme në garën e grupit.
Publikuar më shtator 27, 2026 • Autori HAJDE
Perfundimi i lojes Austri Kosove

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi 2–0, falë golave të David Affengruber dhe Junior Adamu. Në minutën e 61-të, Carney Chukwuemeka shënoi golin e tretë për Austrinë, duke e çuar rezultatin në 3–0. 

 

Kosova reagoi në fund të ndeshjes. Edon Zhegrova shënoi nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga “Dardanët”, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3–1. 

Në foto: përkrahës të ekipit të Kosovës, në tribunat e stadionit Ernst-Happel. Foto-kredit: Januz Saliuka 

 

Mbështetje e madhe nga tifozët kosovarë

Pavarësisht humbjes, Kosova pati mbështetje të fuqishme në tribunat e Ernst-Happel-Stadionit. Stadiumi ishte i shitur dhe mediat austriake kanë theksuar praninë e madhe të tifozëve kosovarë që kishin udhëtuar nga Kosova dhe diaspora për ta përkrahur kombëtaren. ORF raportoi për një numër të madh të tifozëve kosovarë në stadium.

 

Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës në grupin B3. Pas fitores 1–0 ndaj Irlandës në ndeshjen hapëse, “Dardanët” tash pësojnë humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në foto: përkrahës të ekipit të Kosovës, në tribunat e stadionit Ernst-Happel. Foto-kredit: Januz Saliuka 

 

Austria, ndërkohë, vazhdon me bilanc perfekt pas dy ndeshjeve, pasi në sfidën e parë kishte mposhtur Izraelin 3–1. 

 

Pas ndeshjes në Vjenë, Kosova do ta presë Austrinë më 4 tetor në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. 

Më shumë

Football