Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Austria është duke u përballur me rritje të papunësisë: rreth 400 mijë persona në kërkim të punës

Tregu i punës në Austri pësoi rënien edhe në muajin nëntor. Sipas të dhënave më të fundit nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS), papunësia është rritur për 4%.
Publikuar më dhjetor 2, 2025Autori Leonora Aliu
Screenshot 2025 12 02 at 22 41 32

Derisa inflacioni ka goditur ekonominë, numri i vendeve të punës në tregun austriak është tkurrur. Një raport i fundit i AMS tregon se në nivel vendi 399.199 persona janë të papunë ose në trajnim, numër ky gati 15.200 më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo shënon muajin e 32-të radhazi të rritjes së papunësisë që nga prilli i vitit 2023, sipas një artikulli të botuar në gazetën Die Presse.

 

Sipas të njëjtit burim, shkalla kombëtare e papunësisë ka arritur në 7,5%. Diferencat në rajone mbeten të theksuara. Rritjet më të forta u regjistruan në Niederösterreich (Austria e Ulët) dhe Steiermark, me përkatësisht 6,9% dhe 5,7%, pas shkurtimeve të vendeve të punës tek punëdhënës të mëdhenj. Rritje më të moderuara, por gjithsesi të ndjeshme, u raportuan edhe në Burgenland, Tirol dhe Salzburg, ndërsa Kärnten u shënua vetëm një rritje të lehtë.

 

Të dhënat sipas sektorëve tregojnë gjithashtu presione në ndryshim. Papunësia në shërbimet shëndetësore dhe sociale u rrit me 16,8%, pjesërisht si pasojë e riklasifikimit të vendeve të punës pas marrjes së shërbimeve nga jashtë. Edhe sektori i tregtisë me pakicë (+7,4%), transporti dhe logjistika (+6,7%) si dhe industria prodhuese (+5,2%) shënuan rritje të ndjeshme. Gratë u prekën në mënyrë disproporcionale: papunësia tek gratë u rrit me 6,2%, krahasuar me 2,1% tek burrat.

 

Me afrimin e dimrit, shkruan e përditshmja austriake, megjithëse turizmi sjell përfitime sezonale, rritja e nevojave për fuqi punëtore në ndërtim dhe bujqësi mund të çojë në rritje të mëtejshme të shifrave të papunësisë, përpara se të shfaqen përmirësime domethënëse.

Më shumë

Jobs Austria