Vienna, Austria | 24 nëntor 2026
HAJDE

Në Vjenë promovohen katër libra në gjuhën shqipe

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” organizoi një aktivitet letrar në Vjenë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 15-vjetorit të themelimit të saj.
Publikuar më nëntor 21, 2026 • Autori HAJDE
Screenshot 2026 11 21 at 18 11 21

Gjatë aktivitetit u promovuan katër libra të autorëve shqiptarë që jetojnë në Austri: “Kthim në kohë” nga Kimete Prebreza-Krasniqi, “Udha e jetës” nga Zaim Toska, “Baladë shpirti” nga Fitnete Bashota-Krasniqi dhe “Guxova” nga Hava Elshani.

 

Për librat folën autorët, redaktorët dhe prezantuesit e ftuar. Në program morën pjesë edhe anëtarë të Lidhjes, të cilët prezantuan poezi dhe fragmente nga veprat e tyre. Aktiviteti përfshiu gjithashtu interpretime muzikore në kitarë nga Flamur Ahmeti.

 

 

Në fjalën e tij, kryetari i Lidhjes, Anton Marku, bëri të ditur se organizata ka zhvilluar pesë aktivitete gjatë vitit 2026. Ai theksoi se ndër synimet kryesore të saj janë promovimi i letërsisë shqipe dhe ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë.

 

Lidhja “Aleksandër Moisiu” është themeluar në vitin 2011 dhe deri më tani ka organizuar mbi 80 orë letrare dhe promovime librash.

Më shumë

Literature Shqip