Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Pse të huajt po përballen me pritje të gjatë për ripërtrirje të ID’së Digjitale

Të huajt që jetojnë në Austri, aktualisht janë duke u përballur me pritje të gjata, shpesh deri në pesë ose gjashtë muaj, për të ripërtrirë ID Austria, sistemin zyrtar të identitetit digjital të vendit.
Publikuar më shkurt 10, 2026Autori HAJDE
ID Austria logo

ID Austria u mundëson qytetarëve të kenë qasje në shërbime shtetërore online, të nënshkruajnë dokumente në mënyrë digjitale dhe të verifikojnë identitetin e tyre. Ky sistem po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm me digjitalizimin e administratës publike.

 

Pse janë duke ndodhur vonesat?

Ndryshe nga shtetasit austriakë, banorët e huaj nuk mund ta ripërtrijnë ID Austria online. Sipas the Local, ata duhet të paraqiten personalisht në zyra të autorizuara, të cilat janë të kufizuara në numër. Kjo ka shkaktuar mbingarkesë, sidomos në qytetet e mëdha.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se kërkesa e lartë dhe kontrollet më të ndërlikuara të identitetit për të huajt e ngadalësojnë procesin.

 

Foto e gjeneruar me AI

 

Pse është e rëndësishme ID Austria?

Pa një ID Austria të vlefshme, banorët mund të humbasin qasjen në shumë shërbime online, përfshirë taksat, qëndrimin dhe sigurimet shoqërore. Kjo do të thotë më shumë dokumente dhe më shumë takime fizike.

Austria është duke e zëvendësuar gradualisht sistemin e “nënshkrimit përmes telefonit” me ID Austria. Në të ardhmen, shumica e shërbimeve digjitale do të kërkojnë këtë identitet.

 

Çfarë duhet të bëjnë banorët e huaj?

Nëse ID Austria juaj është afër skadimit, kontrolloni datën sa më herët dhe rezervoni një takim sa më shpejt. Vonesat mund t’ju lënë pa qasje digjital për muaj të tërë.

 

Përfundimi

ID Austria është duke u bërë thelbësore për jetën e përditshme në Austri. Megjithatë, për shumë të huaj, vonesat po e bëjnë këtë proces të vështirë. Andaj, planifikimi i hershëm mbetet zgjidhja më e mirë, sygjeron the Local.