Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Një seri ortekësh kanë mbytur tetë persona në Alpet austriake

Reshjet e mëdha të borës kanë krijuar kushte shumë të paqëndrueshme, sipas policisë dhe shërbimeve të shpëtimit malor.
Publikuar më janar 18, 2026Autori HAJDE
Avalanches Alps

Këtë të shtunë katër skiatorë humbën jetën pasi një ortek goditi një grup prej shtatë skiatorësh jashtë pistës në majën Finsterkopf, në lartësinë 2.150 metra, në Luginën Grossarl në rajonin e Salzburgut, kanë thënë ekipet e shpëtimit. Pjesëtarët e tjerë të grupit kanë pësuar lëndime të rënda. Ditë më parë, gjithashtu një grua është mbytur nga një ortek bore në zonën e afërt të Bad Hofgastein, ka raportuar The Guardian.

 

Më vonë gjatë ditës së djeshme, tre skiatorë çekë humbën jetën si pasojë e zënies nga një ortek bore në komunën Pusterwald në Styria. “Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të shpëtimit, tre personat u gjetën pa shenja jete,” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se katër shokët e tyre janë evakuuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

 

Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet “kritike” pasi 20 deri në 50 centimetra borë e re ka ranë mbi shtresa më të vjetra të lidhura dobët, duke rritur rrezikun e ortekëve të tjerë. Një ortek i ngjashëm fatal u raportua të premten në Zvicër, ku humbi jetën një shtetas gjerman.

Më shumë

Alps Austria