Vienna, Austria | 24 gusht 2026
HAJDE

Një operacion i madh emergjent u zhvillua në stacionin e metrosë Schwedenplatz

Këtë mëngjes, rreth orës 11:00, në linjën U1 në Vjenë u ndje erë tymi.
Publikuar më maj 11, 2026Autori Majlinda Aliu
2 fire dep Vienna

Ekipi i HAJDE ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje gjatë udhëtimit me linjën U1 në drejtim të Oberlaa.

Kjo erë çoi shpejt në një operacion të madh emergjent në nyjën e ndërrimit të linjave të metrosë U1/U4 në Schwedenplatz.

Stacioni u evakuua pasi u raportua për një zhvillim të dyshuar tymi. Megjithatë, më vonë rezultoi se ishte një alarm i rremë.

Schwedenplatz (Vjenë) Foto kredit HAJDE 

 

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Jürgen Figerl, i tha MeinBezirk se ata u njoftuan për situatën rreth orës 11:00.

“Morëm një raportim për tym,” shpjegoi ai. “Siç është procedura standarde në raste të tilla, stacioni trenit u evakuua menjëherë. Gjithashtu u ndaluan të gjithë trenat,” tha ai. 

Në raste alarmesh pranë stacioneve të metrosë, zakonisht angazhohet një numër i madh zjarrfikësish. Në këtë incident konkret, u përfshinë tre ekipe zjarrfikësish me automjetet përkatëse.

Më shumë

Transport Vienna Security