Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Austria rrit numrin e shtetësive për personat me prejardhje të huaj

Një pjesë e konsiderueshme e migrantëve që kanë marrë shtetësinë janë sirianë dhe turq, të cilët e kanë fituar këtë të drejtë pas një qëndrimi të gjatë në Austri.
Publikuar më nëntor 12, 2025Autori Majlinda Aliu
Austrian passport

Megjithëse Austria renditet ndër vendet me procedurat më komplekse për marrjen e shtetësisë, tendencat janë duke lëvizuar në drejtim të kundërt.

 

Në tremujorin e tretë të këtij viti, 17,649 persona morën shtetësinë austriake, duke shënuar një rritje prej 11.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas zyrës së statistikave “Statistik Austria”. Sipas raportit të publikuar, rreth 38% e të natyralizuarve jetonin jashtë vendit në momentin e miratimit të shtetësisë.

 

Të dhënat tregojnë se 31.2% e rasteve të natyralizimit i përkasin personave që kanë jetuar në Austri për të paktën gjashtë vite. Përqindjet më të larta janë të qytetarëve me origjinë nga Siria (19.1%), Turqia (10.8%) dhe Afganistani (8%), të pasuar nga Bosnja e Hercegovina dhe Irani.

 

Raporti thekson gjithashtu se 38% e të natyralizuarve janë persona që u persekutuan politikisht gjatë regjimit nazist, ndërsa mbi 5,500 të tjerë kanë jetuar në Austri për më shumë se gjashtë vite dhe kanë plotësuar kriteret e tjera, si njohja e gjuhës, integrimi i qëndrueshëm apo janë lindur në Austri.

 

 

Sipas Statistik Austria, pothuajse të gjitha landet federale shënuan rritje të natyralizimeve në vitin 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Vorarlberg (+43.6%), Burgenland (+30.1%) dhe Austrinë e Poshtme (+28.5%). Numri më i lartë i shtetësive të miratuara është regjistruar në Vjenë, me 3,284 raste.

Më shumë

Integration Citizenship Austria