Vienna, Austria | 11 tetor 2026
HAJDE

Kosova përballet me Austrinë në Vjenë, synohet vazhdimi i serisë pozitive

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në kuadër të Ligës së Kombeve.
Publikuar më shtator 27, 2026 • Autori HAJDE
Loja Kosove Austri

Imazh i gjeneruar me AI (burim: Gemini) 

 

Kosova përballet me Austrinë në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, në kuadër të Grupit B3.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores 1:0 ndaj Republikës së Irlandës, ndërsa Austria e nisi këtë edicion me fitore 3:1 ndaj Izraelit. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë pas ndeshjes së parë. 

 

Ndeshja luhet sot, 27 shtator, nga ora 18:00, sipas orës lokale. Përballja pritet të zhvillohet para tribunave të mbushura, pasi të gjitha biletat janë shitur. 

Kjo është përballja e parë historike mes Kosovës dhe Austrisë në nivelin e kombëtareve A. 

Për Kosovën, sfida vjen edhe me disa vështirësi në formacion. Përzgjedhësi Franco Foda ka konfirmuar listën e lojtarëve, ndërsa në mbrojtje mungon Albian Hajdari, një prej liderëve të ekipit. 

 

Sky Sport Austria e përshkruan Kosovën si një nga rivalët kryesorë për kreun e grupit dhe nënvizon se “Dardanët” kanë fituar 14 nga 20 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Trasmetuesi publik Austriak ORF e quan Austrinë favorite, ndërsa thekson se Kosova vjen me vetëbesim pas fitores 1–0 ndaj Irlandës dhe me një seri të mirë rezultatesh jashtë fushe.

 

Pas ndeshjes në Vjenë, Kosova do ta presë Austrinë më 4 tetor në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. 

Më shumë

Sport Foorball Kosovo Austria