Vienna, Austria | 03 maj 2026
HAJDE

Testi MIKA-D në Austri nën kritika, gjerësa debati për gjuhën intensifikohet

Testi obligues i gjuhës gjermane për fëmijët në Austri është duke u përballur me kritika në rritje, pasi të dhënat e reja tregojnë përmasat e sfidave gjuhësore në shkolla.
Publikuar më mars 20, 2026Autori HAJDE
MIKA D test

Sipas The Local, 44.6 për qind e nxënësve të klasës së parë në Vjenë nuk kanë njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes për të ndjekur mësimin normal. Në qendër të debatit është testi MIKA-D (Messinstrument zur Kompetenzanalyse – Deutsch), i prezantuar në vitin 2019 nga qeveria e atëherëshme ÖVP-FPÖ.

 

Testi u bëhet fëmijëve 5–6 vjeç para fillimit të shkollës fillore, i cili vlerëson fjalorin, të kuptuarit e gjuhës dhe aftësinë për të treguar histori. Ata që nuk e kalojnë testin, vendosen në klasa të veçanta për mbështetje gjuhësore deri në dy vjet.

 

Megjithatë, kritikët thonë se testi nuk mat saktë gatishmërinë e nxënsësve për shkollë. Gjuhëtarja Verena Blaschitz nga Universiteti i Vjenës tha për Tag Eins se testi fokusohet më shumë në të folur sesa në kuptimin e mësimit në klasë. Një studim i Universitetit të Vjenës tregon se 59 për qind e mësuesve dyshojnë në efekasitetin e testit.

 

Një raport i gazetës Der Standard tregon një rast ku një fëmijë komunikonte mirë në përditshmëri, por dështoi në testin MIKA-D për shkak të gabimeve gramatikore. Mësuesit thonë se raste të tilla janë të zakonshme, edhe tek fëmijët e lindur në Austri.

 

Ekspertët theksojnë edhe një problem më të gjerë shoqëror është perceptimi negativ i shumëgjuhësisë. Blaschitz, ka thënë për revisten Tag Eins se gjuhët si arabishtja, turqishtja apo gjuhët tjera të Ballkanit, shpesh nënvlerësohen krahasuar me anglishten apo frëngjishten.

 

Studiuesja Sepideh Hassani, e cituar nga Der Standard, paralajmëron se ndarja e fëmijëve sipas gjuhës mund të ketë pasoja afatgjata, përfshirë rrezik më të lartë për braktisje të shkollës.

 

Debati vazhdon, ndërsa rritet presioni për të rishikuar testin MIKA-D.

Më shumë

Education Children Migration Language