Vienna, Austria | 23 tetor 2026
HAJDE

Vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë konvertim të drejtpërdrejtë të patentave në Austri

Cilat dokumente kërkohen për konvertim të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë për testim?
Publikuar më shtator 30, 2025 • Autori Majlinda Aliu
Cars motorway Vienna min

Vendet e Ballkanit Perendimor që janë të përfshira në listën e njohjes së lejeve të vozitjes nga Austria. Ndërsa për vendet e tjera, procesi i konvertimit kërkon ende provim praktik dhe/ose teorik, përveç nëse në të ardhmen nënshkruhen marrëveshje të ngjashme.

Vendimi i shtetit austriak për të njohur lejet e vozitjes nga Kosova dhe Shqipëria ka hyrë në fuqi nga 1 marsi 2025.

Foto e realizuar nga: ekipi i HAJDE 

Por, cilat janë dokumentet që nevojiten për konvertim direkt të lejes, pa nevojën për provim praktik apo teorik (nëse përmbushen kriteret e plota).

Aplikuesi duhet të ketë : 

  • Leje origjinale të vozitjes të vlefshme të lëshuar nga autoritete e vendeve të cekura më lartë . Ky dokument duhet të ketë përkthim zyrtar nga përkthyes të regjistruar në Austri.
  • Dokument identifikimi siç janë pasaporta ose letërnjoftimi
  • Dëshmi të vendbanimit në Austri (Meldezettel)
  • Leje qëndrimi në Austri (Aufenthaltstitel)
  • Një fotografi biometrike (fotografi pasaporte)
  • Të plotësohet formulari i aplikimit për konvertim i cili mund të merret fizikisht në zyra komunale (Verkehrsamt) ose të shkarkohet online në këtë vegzë : oesterreich.gv.at
  • Një vërtetim mjekësor nga një mjek i përgjithshëm i autorizuar (Hausarzt), për të konfirmuar që vozitësi është i aftë fizikisht dhe mendërisht për të vozitur.

Lista e mjekëve të autorizuar mund të merret në zyrën komunale (Verkehrsamt), për qytetin e Vjenës në MA 65 ose online në : www.aekwien.at Dokumenti që do tu lëshohet është "Ärztliches Gutachten gemäß § 8 FSG" (Raport mjekësor sipas Ligjit austriak për drejtimin e automjeteve). 

Më shumë

Transport Austria Kosovo Albania