Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, shënoi 15 vjetorin e themelimit

Në Vjenë u mbajt një aktivitet letrar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, njëherësh në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Publikuar më shkurt 27, 2026Autori Majlinda Aliu
Screenshot 2026 02 28 at 15 30 50

E themeluar në vitin 2011, Lidhja “Aleksandër Moisiu” është adresa e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe një pikë referimi për letërsinë shqipe në këtë shtet. 

 

Përgjatë viteve, ajo ka organizuar mbi 80 orë letrare dhe promovime librash, ka botuar dhjetëra vepra të autorëve shqiptarë në Austri si dhe dy antologjitë “Illyricum I” dhe “Illyricum II”, duke kontribuar ndjeshëm në kultivimin e identitetit kombëtar përmes letërsisë.

 

Kësaj radhe, ora letrare u zhvillua në një format ndryshe nga herët e tjera. Me ftesë të Ambasadës së Kosovës në Vjenë, dy autorë të njohur nga Kosova Blerina Rogova Gaxha dhe Emin Z. Emini, ishin pjesë e një ore të përbashkët letrare:

 

Ky bashkëorganizim synon të forcojë lidhjet kulturore mes diasporës dhe krijuesve në atdhe, duke e bërë letërsinë një urë bashkimi dhe reflektimi në një datë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, tha Anton Marku, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve “Aleksandër Mojsiu”. 

 

Aktiviteti mblodhi dashamirë të librit, përfaqësues institucionesh dhe komunitetin shqiptar në Austri, duke shënuar jo vetëm një përvjetor simbolik, por edhe një vazhdimësi të përkushtimit ndaj gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Më shumë

Literary Culture Albanian