Vienna, Austria | 27 nëntor 2026
HAJDE

Nëntori i festave, do të shënohet në Vjenë me promovimin e librit Skënderbeu të Dr. Oliver Jens Schmitt dhe koncertin e grupit Shkodra Elekronike

Neser me 27 nëntor 2026, në orën 18:00, në Universitetin e Vjenës, do të promovohet libri i historianit të njohur prof. Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu- Një hero arbëror i Europës. Ndërsa me 29 nëntor, Shkodra Elektronike do të përformoj Szene.
Publikuar më nëntor 26, 2026 • Autori HAJDE
Screenshot 2026 11 26 at 14 57 28

Në prag të shënimit të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizata Kâ bashkëorganizon në Vjenë dy aktivitete të veçanta kulturore, që synojnë të promovojnë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar përmes librit dhe muzikës.

 

Më 27 nëntor 2026, në orën 18:00, në Universitetin e Vjenës, do të promovohet libri i historianit të njohur prof. Oliver Jens Schmitt, Skënderbeu – Një hero arbëror i Europës. Përmes kësaj vepre, publiku do të ketë mundësinë të njohë më thellë figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kompleksitetin e tij historik dhe në kontekstin e epokës që ai përfaqëson. Ky aktivitet është bashkëpunim i Universitetit të Vjenës, shtëpisë botuese Dora D’Istria dhe organizatës Kâ. 

 

Në të njëjtën frymë të promovimit të kulturës shqiptare, edhe një mbrëmje të veçantë muzikore do mbahet në Vjenë me Shkodra Elektronike, në kuadër të turnetur të tyre nëpër Evropë. Me një qasje origjinale dhe bashkëkohore, projekti synon të lidhë traditën me modernen, duke e përcjellë kulturën shqiptare përmes një spektakli muzikor të veçantë, plot emocione, ritme karakteristike dhe atmosferë të paharrueshme. Organizata Kâ është duke mbështetur grupin në mbajtjen e këtij koncerti. 

 

Të dy aktivitetet, në shënim të 28 Nëntorit, përfaqësojnë një ftesë për komunitetin shqiptar dhe publikun vjenez që të festojnë së bashku historinë, trashëgiminë dhe krijimtarinë shqiptare.

 

Përmes librit dhe muzikës, Kâ synon të krijojë një hapësirë takimi mes së kaluarës dhe së tashmes, duke dëshmuar se kultura shqiptare mbetet e gjallë, e pasur dhe e aftë të komunikojë me audienca të ndryshme në Europë.

Më shumë

History Music