Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Sistemi i ri i hyrje/daljeve (EES) në kufijtë e BE-së fillon zbatimin nga sot

Që nga 12 tetori 2025, udhëtarët që hyjnë ose dalin nga zona Shengen do të përballen me një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e kontrollit kufitar, me hyrjen në fuqi të Sistemit të Hyrje/Daljeve (EES)
Publikuar më tetor 12, 2025Autori Majlinda Aliu
Vienna Airport

Ky sistem i ri i automatizuar synon të përmirësojë menaxhimin dhe sigurinë kufitare në të gjithë Evropën, duke regjistruar në mënyrë elektronike udhëtarët nga vende jashtë Bashkimit Evropian ose zonës Shengen, që vizitojnë zonën Shengen për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore (gjashtë mujore). 

Sipas rregullave të EES, udhëtarët do të duhet të paraqesin dokumentet e udhëtimit dhe të përfundojnë një regjistrim biometrik njëherësh, që përfshin katër gjurmë gishtash dhe një imazh të fytyrës. Kjo e dhënë dixhitale do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave që është përdorur deri tani në kufijtë e BE-së.

Është e rëndësishme të theksohet se qytetarët e BE-së, dhe mbajtësit e vizave afatgjata janë të përjashtuar nga ky proces regjistrimi.

 

Foto e gjeneruar me AI

Autoritetet paralajmërojnë se në javët e para të zbatimit, sistemi i ri mund të shtojë kohën e përpunimit në pikat kufitare, andaj udhëtarëve u rekomandohet të mbërrijnë në aeroport me kohë të mjaftueshme për të përfunduar regjistrimin, kontrollin e sigurisë dhe procedurat kufitare.

Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë vonesa ose humbje fluturimesh, paralajmërojnë zyrtarët.

 

Më shumë informacion mbi Sistemin e Hyrje/Daljeve (EES) dhe mënyrën e zbatimit të tij mund të gjendet në faqen zyrtare të udhëtimeve të BE-së.

 

Më shumë

Vienna Austria European union