Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Hyrje falas në KunstHausWien për Ditën e Wiener Linien

Sot, nga ora 10:00 deri në 18:00, të gjithë abonuesit vjetorë të Wiener Linien mund të hyjnë falas në KunstHausWien, ku edhe do të ofrohet një program special
Publikuar më tetor 19, 2025Autori Majlinda Aliu
IMG 6787 2

Abonuesit vjetorë të Wiener Linien konsiderohen si mbrojtës aktivë të klimës, dhe për t’i shpërblyer ata, kompania e transportit publik të Vjenës (Wiener Linien), në bashkëpunim me KunstHausWien, fton të gjithë dashamirësit e artit dhe transportit të marrin pjesë në festimin e Ditës së Wiener Linien.

 

Ky aktivitet ofron një mundësi unike për të përjetuar lidhjen mes artit, qëndrueshmërisë dhe ndërgjegjësimit mjedisor. Vizitorët do të kenë rastin të zbulojnë se si arkitektura vizionare e Friedensreich Hundertwasser-it dhe ekspozitat bashkëkohore ndërkombëtare nxisin një dialog mes artit dhe ekologjisë.

Lehtësisht i çasëshëm me transport publik ose biçikletë, KunstHausWien i fton të gjithë të bashkohen në këtë ditë frymëzuese, të fokusuar tek kreativiteti, komuniteti dhe mobiliteti i gjelbër.

 

 

Wiener Linien ka ofruar edhe më parë përfitime të ngjashme për poseduesit e biletave vjetore. Në gusht 2025, hyrja falas ishte e mundur në Muzeun e Arteve të Aplikuara (MAK), ku vizitorët mund të shihnin ekspozitën “Water Pressure: Designing for the Future”. Ndërsa në shtator 2024, ata përfituan hyrje falas në muzeun mumok.

 

 

Wiener Linien kontribuon në renditjen e lartë të Vjenës në Indeksin Mercer për Cilësinë e Jetës dhe shpesh merret shembull në raportet e BE-së për mobilitetin urban. Për më tepër, çmimi i përballueshëm prej 365 eurosh në vit (ekuivalent me 1 euro në ditë) është bërë model për Evropën. Megjithatë, duke filluar nga 1 janari 2026, ky çmim do të rritet me 27%, duke arritur në 465 euro në vit. Partia e Gjelbër e ka kundërshtuar këtë rritje, duke argumentuar se do të dëmtojë politikat për mbrojtjen e klimës.

Më shumë

Transport Vienna Art Environment