Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Përtej kufijve: Albanian Sundowner sjellë kulturën e muzikës shqiptare në Evropë

Pas ELITA 5, Albanian Sundowner i premton Vjenës një tjetër grup muzikor shqiptar në vjeshtë 2025
Publikuar më shtator 30, 2025Autori Rozafë Rexhepaj
Elita 5 1 min

Ka më shumë se një vit tani që publiku shqiptar në diasporë mund të shijojë muzikën dhe të ndiejë kulturën shqiptare nga afër. Albanian Sundowner, kompani e udhëhequr nga Ardian Maksuti, nisi projektin për organizimin e koncerteve me grupe shqiptare në maj 2024, duke e udhëtuar në disa qytete të Gjermanisë. Grupet si Fisnikët, Elita 5, Trix dhe NRG Band realizuan turne në Dyzeldorf, Frankfurt, Shtutgart dhe Mynhen. Pas suksesit në Gjermani, Albanian Sundowner vendosi të kalojë kufinjtë gjermanë, duke organizuar një turne me Elitën 5 në Austri. Turneu nisi në Graz e Wels, për t´u ndalur më pas në vendin ku kanë performuar artistët më të mëdhenj botërorë, në Wiener Stadthalle, në Vjenë.  Ardian Maksuti, tregon për “HAJDE” më shumë për historinë e tij dhe qëllimin që ka pasur që nga fillimi i këtij rrugëtimi.

Si u krijua Albanian Sundowner?

Nostalgjia për të dëgjuar muzikën e bukur shqipe të përformuar nga artistë dhe grupe të njohura shqiptare ishte një nga arsyet e krijimit të Albanian Sundowner. 
Për Ardian Maksutin ky  ishte një projekt që po i flinte në shpirt, andaj edhe duhej të jetësohej. 

“Në vitin 1995 kemi ardhë me familjen në Gjermani. Gjenerata e asaj kohe e kanë pasur fatin të dalin jashtë, ta lënë veten anash për të tjerët, dhe idea e Sundowner është që të ketë një vend për ata njerëz që kanë kontribuar dhe kanë punuar, e nuk kanë pasur mundësi ta shijojnë jetën për vete. Ideja është që të krijojmë një komunikim me njerëzit që kanë nostalgji e që i përkasin asaj gjenerate që të vijnë e  t´i dëgjojnë këto grupe si Fisnikët, Elita 5 e Trix. Besojmë se kjo muzikë ka një vlerë që duhet të mbijetojë e të transmetohet në gjeneratat e ardhshme”, thotë ai. 

Lansimi i Albanian Sundowner në maj 2024, me një koncert në Dyzeldorf me Fisnikët. Gjithçka nisi pas një bisede gjysëm orëshe me Agim Gërgurin e Fisnikëve, ku u pajtuam për të organizuar koncertin e parë. Pikërisht aty u kuptua nevoja që kishin gjeneratat e ndryshme që të mblidheshin bashkë, e të krijonin kujtime të paharrueshme duke dëgjuar tingujt e muzikës së artistëve më të mirë shqiptarë," thotë Maksuti.

Qëllimi dhe misioni i Albanian Sundowner

“Unë veten e shoh si mikpritës”, thotë Ardiani kur sqaron qëllimin e angazhimit në këto organizime. 

"Unë dua që të jem ambasador i kulturës tonë, i vendit tonë, në jetën e përditshme. Albanian Sundowner është një mundësi për të ndihmuar në përhapjen e muzikës shqiptare dhe për të krijuar lidhje mes gjeneratave të ndryshme, duke i ofruar mundësinë atyre të ndajnë ide dhe të inspirohen nga njëri-tjetri”, vazhdon tutje ai. 

Suksesi i tyre është parë me dyshim nga shumëkush, por rezultatet kanë mposhtur paragjyimet. Për te garantuar organizime te suksesshme, kompania merret me të gjitha aranzhimet. Ndërsa, ndihmon financiare nga misionet diplomatike, nuk e kanë konsideruar asnjëherë. “Nuk duket dicka e shëndoshë të bëhen organizime të tilla në Diasporë nga taksapaguesit shqiptarë në Kosovë apo Shqipëri. Ky organizim duhet të jetojë nga idea vetë, të jetë e pavarur”, shprehet ai. 

ELITA 5 në Wiener Stadthalle 

Foto: Koncerti i Elita 5 në Vjenë me 31 maj 2025, foto e realizuar nga Albanian Sundowners

Më 31 maj, aty ku vite më parë kishin performuar artistët më me zë në botë, si Led Zeppelin, The Rolling Stones dhe ABBA, u mblodhën rreth 900 persona për të dëgjuar grupin më të mirë shqiptar, Elita 5. Wiener Stadthalle ishte mbushur me dritat e skenës dhe tingujt e kitareve të gjashtë anëtarëve të Elita 5.

“Publiku na ka lënë shumë përshtypje, aty u pa etja që kanë njerëzit për të dëgjuar këtë lloj muzike”, thotë Ardiani. 

Komunikimi dhe koordinimi me Wiener Stadthalle nuk ishte i komplikuar. Përkundrazi, Ardian Maksuti thotë se në momentin që ishte vendosur data kur do të mbahej koncerti gjithçka kishte vazhduar lehtësisht si procedurë.  “Aty ishte gjithcka shumë profesionale”, shprehet ai. 

Nga 1 deri më 11 tetor, Elita 5 to të përformoj në gjashtë qytete të Gjermanisë (Dyzeldorf, Berlin, Frankfurt, Shtutgart dhe Mynhen. Detajet mund t’i gjeni në faqën zyrtare të Albanian Sundowners.

Në vjeshtë, sërish koncert shqip në Vjenë 

Duke qenë se Austria nuk ka barriera të gjuhës, dhe ka një numër të madh të diasporës shqiptare, bëri që të jetë vendi i dytë menjëherë pas Gjermanisë për të organizuar koncerte. Madje, qëllimi i Albanian Sundowner është që të ketë evente të vazhdueshme në Austri. 

Një organizim i radhës pritet këtë vjeshtë, ku do të ftohet një grup nga Kosova. 

“Nga vjeshta do kthehemi sërish në Vjenë, dhe qëllimi është të jemi në qendër sërish. Nuk e dimë nëse do jetë sërish Wiener Stadthalle, sepse duhet edhe sallën   t´ia përshtasim grupit. Eventi i ardhshëm do jetë me një grup, me siguri nga Kosova”, thotë ai, por nuk zbulon se kush do të performojë, për të mos e prishur befasinë për publikun në diasporë. 

Më shumë

Music Art Culture Albanian