Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Shkolla digjitale e Kosovës së shpejti do të hapet në Austri

Vjena do të jetë lokacioni i radhës i rrjetit global të edukimit teknologjik që buron nga Kosova
Publikuar më dhjetor 15, 2025Autori Majlinda Aliu & Leonora Aliu
Screenshot 2025 12 07 at 11 47 27

Shkolla Digjitale, një prej iniciativave më inovative në rajon për edukimin teknologjik të fëmijëve dhe të rinjve, pritet të zgjerohet vitin tjetër me lokacionin e ri në Austri. Vjena do të jetë lokacioni më i ri i françizës duke iu bashkuar mbi 40 qendrave të tjera që funksionojnë tashmë nëpër botë. Me sistem të përkthyer plotësisht në gjuhën gjermane, shkolla synon të sjellë një qasje të re moderne të mësimdhënies në një treg që shpesh përshkruhet si vend i ngadalësuar në adaptimin e teknologjive të reja. 

 

Themeluesi i Shkollës Digjitale, Darsej Rizaj nga Prishtina, në një bisedë me Hajde ka shpalosur detajet rreth qendrës së re në Vjenë. 

“Unë besoj që çdo prind duhet ta kuptoj që edukimi digjital është alfabeti i së ardhmes. Në 10 vitet e ardhshme, çdo fëmijë do duhej të jetë i përgatitur të kuptoj bazat e teknologjisë, jo për ta përdorur, por të kuptoj prapavijën e funksionimit dhe kapacitet e saj.” 

 

Foto e realizuar tek Shkolla Digjitale në Prishtinë (Kosovë)

 

Fëmijët sot bashkëjetojnë me botën e teknologjisë, andej duhet t’u ofrohen veglat për të kuptuar këtë botë sa më mirë. “Besoj që depërtimi do jetë më i lehtë, sesa pritjet. Kursi dallon nga edukimi që marrin fëmijët nëpër shkolla.”, shpalosi Rizaj për Hajde. 

Ai ndër të tjera theksoi se teknologjia është duke ndryshuar çdo profesion në botë, prandaj është nevojë e mëdha për të pasur edukim teknologjik. 

 

Ndërkaq sa i përket çmimeve në lidhje me mësim nxënien në Shkollën Digjitale, Rizaj tregoi se tregu i dikton çmimet. “Maksimumi në 3 orë akademike në javë. Formati do të jetë fizik ose online, por jo hybrid. Formati online nuk dallon shumë nga ai me prezencë fizike’, tregoi ai. 

 

Metoda e edukimit në Shkollën Digjitale është risia që kjo shkollë sjellë nga Kosova në Evropë. 

Pa ndonjë mbështetje nga shteti apo organizatat ndërkombëtare, shkolla digjitale ka arritur t’i bëjë konkurrencë kompanive të mëdha amerikane që kanë fuqi të lartë financiare. 

“Gara jonë është bërë me dije pra ‘tru’ dhe kemi arritur ta bëjmë platformën tonë më inovativen. Modeli sesi bëhet mësimdhënia është inovacion i shkollës digjitale, tregoi Rizaj. 

 

Inteligjenca artificiale e ka ndryshuar teknologjinë. Kërkesat dhe nevojat po evoluojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme. “Fëmijët që kanë përgatitje të përdorimit të produkteve digjitale, kanë shanse më të mëdha. Ndërkaq ajo çfarë ofron shkolla digjitale është që të përgatitet një gjeneratë që janë jo vetëm përdorues por edhe krijuese”, tha Rizaj. 

 

Duke potencuar tutje se ri-trajnimi do të jetë i nevojshëm për tregun ekzistues, që mund të dalë shumë shpejtë jashtë funksionit si pasojë e zhvillimeve të hovshme teknologjike. 

 

Foto e realizuar tek Shkolla Digjitale në Prishtinë (Kosovë)

 

Platforma “Edutainment” 

Koncepti i edutainment, apo ndërthurja e argëtimit me edukimin, e bën procesin akoma më tërheqës, pasi fëmijët mësojnë përmes lojërave dhe aktivitetit argëtues (gamification), duke përvetësuar më lehtë njohuri të reja.

 

Falë Inteligjencës Artificiale, kjo platformë ka pësuar zhvillim të shpejtë gjatë pesë viteve të ekzistencës së saj. Shkolla Digjitale funksionon edhe me një departament të posaçëm të hulumtimit dhe zhvillimit (R&D), i cili merret ekskluzivisht me inovacione në fushën e teknologjisë edukative.

 

Po ashtu, Shkolla Digjitale mban partneritet strategjik me kompaninë Berlitz, një korporatë 150-vjeçare dhe lider botëror në mësimin e gjuhëve të huaja, me mbi 500 lokacione në gjithë globin.

“Gamification pra përmes lojës dhe dëfrimit, fëmijët arrijnë të mësojnë gjëra të reja”, tregon Darsej Rizaj. 

 

Shkolla Digjitale është kompani private për trajnimin dhe edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve (8-18 vjeç) në teknologji dhe programim.

Me moton “Improvise CODE Overcome",  vizioni i Shkollës është të pajisë fëmijët dhe adoleshentët me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në botën e sotme, ku çdo profesion është i ndërlidhur me aftësitë digjitale.

 

Darsej Rizaj dhe Hana Qerimi janë bashkëthemeluesit e kësaj shkolle e tashmë gjendet në 40 qendra të tjera të botës. 

Më shumë

Ai Education Kosovo Austria