Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Viennale 2025: Kinemaja, Politika dhe Zbulimi në Vjenë

Edicioni i 63-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Vjenës, i njohur si Viennale, po ndodh në kryeqytetin austriak nga data 16 deri më 28 tetor
Publikuar më tetor 17, 2025Autori Majlinda Aliu
tetor 16, 2025, 18:00 -- tetor 28, 2025 Gartenbaukino

Vienna International Film Festival-Viennale

Viennale edhe një herë e ka kthyer Vjenën në një skenë ndërkombëtare të kinematografisë së guximshme, sfiduese dhe me vlera të larta artistike. Festivali i këtij viti u hap me një ceremoni gala në Gartenbaukino

 

Drejtoresha e festivalit, Eva Sangiorgi, deklaroi se për të, kinemaja sot nuk vepron si një antidot ndaj mizorisë së botës, por ndaj thjeshtëzimit të tepruar të realitetit, që përbën një formë rezistence ndaj narrativave që përpiqen të imponojnë një këndvështrim të vetëm.
“Kohet e fundit kam reflektuar thellë mbi kuptimin që ka kinemaja në këtë moment historik dhe rolin që mund të luaj sot. Jam e bindur se të gjithë mund të pajtohemi që shprehja kulturore bëhet edhe më e rëndësishme në kohë krize,” tha ajo.
Ajo prezantoi gjithashtu presidentin e ri të festivalit, Christian Petzold, i cili shprehu kënaqësinë për marrjen e drejtimit të Viennale's.

 

Viennale 2025 mbetet besnike ndaj profilit të saj. Disa nga pikat kryesore tashmë të prezantuara përfshijnë:
Festivali u hap me filmin Miroirs No. 3 nga Christian Petzold, film që u shfaq premierë në Kanë dhe hapi zyrtarisht programin e festivalit V25.
Ndër regjisorët e tjerë të spikatur janë Kelly Reichardt, Julia Ducournau, Radu Jude, Lynne Ramsay dhe Kristen Stewart (me filmin The Chronology of Water).

Kinemaja me përfshirje politike dhe sociale zënë  vend të rëndësishëm, me filmat si Ancestral Visions of the Future i Lemohang Moses dhe Un Simple Accident i Jafar Panahi, që trajtojnë tema si rezistenca, transformimi dhe tensionet shoqërore.

 

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rajonit të Ballkanit, me disa produksione që janë të ndërlidhura me vendet e rajonit. Në programin kryesor të Viennale 2025 përfshihen:

Kaj ti je deklica / Little Trouble Girls, në regji të Urška Djukić, bashkëprodhim mes Sllovenisë, Italisë, Kroacisë dhe Serbisë, dhe Vetre, pričaj sa mnom, në regji të Stefan Djordjević, bashkëprodhim mes Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, një film artistik 100-minutësh i radhitur në programin e V’25.

 

Përtej premierave, Viennale 2025 ofron edhe disa programe monografike, me retrospektiva ose cikle të fokusuara mbi krijimtarinë e personaliteteve si Angela Summereder, Digna Sinke, Martina Parenti dhe Massimo D’Anolfi, si dhe drejtorin e fotografisë János Xantus. Në këtë edicion do të shfaqet gjithashtu një Retrospektivë e Jean Epstein.

 

Në total, rreth 300 filma në gjashtë kategori do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave të Vjenës. Sallat janë ato tradicionalet të edicioneve të mëparshme, në qendër të qytetit, duke ndërthurur hapësira historike me ambiente moderne, siç janë: Gartenbaukino, Stadtkino im Künstlerhaus, Urania, Österreichisches Filmmuseum, and Metro Kinokulturhaus. 

 

Që nga themelimi i tij, Viennale ka qenë festivali më i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit në Austri, i përkushtuar ndaj paraqitjes së kinemasë së re, sfiduese dhe me ndikim politik e artistik. Viennale mbetet një pikë takimi për krijuesit dhe publikun që kërkon histori që dalin përtej rrëfimeve tradicionale të ekranit.

Më shumë

Film Film festival Culture Vienna events