Vienna, Austria | 11 tetor 2026
HAJDE

Universiteti i Vjenës forcon pozicionin global

Universiteti u ngjit nga vendi i 165-të në vitin 2018 në vendin e 95-të në renditjen THE të vitit 2026, duke u renditur nga 15% e institucioneve më të mira sa ishte më parë në top 4%
Publikuar më shtator 30, 2026 • Autori Majlinda Aliu
IMG 0314

Universiteti i Vjenës vazhdon të forcojë pozicionin e në vlerësimet ndërkombëtare të universiteteve. Kësi soji, po ruan vendin në mesin e 100 institucioneve më të mira në botë në edicionin më të fundit të Times Higher Education (THE)- në radhitjen botërore të universiteteve. Ky progres pasqyron një trend rritës afatgjatë.

 

Universiteti ka shënuar rezultate të mira edhe në vlerësime të tjera të rëndësishme globale. Në QS World University Rankings 2026, u rendit në vendin e 140-të, ndërsa Shanghai Ranking e pozicionoi në grupin 101–150. 

 

Universiteti i Vjenës është institucioni austriak me renditjen më të lartë në të tria renditjet kryesore.

 

Duke komentuar rezultatet e fundit, Helmut Kern, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Universitetit të Vjenës, shkroi në LinkedIn:

“Një moment i shkëlqyer për universitetet austriake! Jam veçanërisht i lumtur që ‘Universiteti im i Vjenës’ ruan vendin e tij ndër 100 universitetet më të mira në botë, në vendin e 95-të në Times Higher Education World University Rankings 2027.”

 

Kern theksoi gjithashtu performancën më të gjerë të arsimit të lartë austriak, duke vënë në dukje ngjitjen e Universitetit Mjekësor të Vjenës dhe përfshirjen e Universitetit BOKU në renditje. Ai i përshkroi këto rezultate si “një arritje e fortë”për një vend të vogël që konkurron në një mjedis gjithnjë e më ndërkombëtar të arsimit të lartë.

 

Vetë Universiteti i Vjenës thekson se renditjet duhet të shihen kryesisht përmes tendencave afatgjata, pasi metodologjitë mund të ndryshojnë nga një vit në tjetrin. Megjithatë, përparimi i qëndrueshëm në renditjet tek: THE, QS dhe Shanghai tregon një rritje të dukshmërisë ndërkombëtare të universitetit në kërkimet shkencore, mësimdhënie dhe bashkëpunimin akademik.

Më shumë

University of vienna Education