Vienna, Austria | 16 mars 2026
HAJDE

Dokumentet kryesore që ju duhen nëse zhvendoseni nga Ballkani në Austri

Publikuar më tetor 8, 2025Autori Rozafë Rexhepaj
Couple at Danube Vienna

Austria është një ndër vendet më tërheqëse për të jetuar, duke u renditur në vazhdimishsi si një nga vendet më të jetueshmet në botë, me Vjenën në kryesim. Por, bashkë me përparësitë, zhvendosja në Austri sjell edhe disa procedura burokratike që duhet t’i përmbushni. 

Për ata që vijnë nga vendet jo anëtare të BE-së, siç janë Ballkani Perëndimor dhe Turqia, ka një listë dokumentesh që kërkohen. 

 

Ja cilat janë dokumentet kryesore që ju duhen:

Pasaporta e vlefshme
Kontrolloni datën e skadimit të pasaportës. Nëse skadon shpejt, mund të ndikojë negativisht në vizën ose lejen tuaj të qëndrimit, ose mund të refuzohet plotësisht.
 

Viza hyrëse (nëse kërkohet)
Për shembull, qytetarët e Turqisë duhet të aplikojnë për vizë në Ambasadën Austriake përpara se të udhëtojnë.
 

Leja e qëndrimit për periudha mbi 3 muaj
Nëse planifikoni të qëndroni më gjatë, rezervoni paraprakisht një takim për aplikim në zyrat komunale për emigracion (psh. në Vjenë në MA35), meqë koha e pritjes mund të zgjasë disa javë.
 

Meldezettel – regjistrimi i adresës
Ky dokument është dëshmi zyrtare e banimit tuaj në Austri. Pa të, nuk mund të hapni llogari bankare, të merrni sigurim shëndetësor, të regjistroheni për të paguar për shërbimet komunale apo të aplikoni për punë. Në rastin e punësimit, Meldezettel është i domosdoshëm edhe për të marrë leje pune nga AMS (Shërbimi Austriak i Punësimit ). 
 

Dokumente mbështetëse për lejen e qëndrimit
 

  • Sigurimi shëndetësor 
  • Dëshmi e mjeteve financiare të mjaftueshme.

     

 

Është e këshillueshme që para se të dorëzoni aplikimin për leje qëndrimi, të siguroheni që të keni të gjitha dokumentet e nevojshme. Mungesa e tyre mund ta zvarrisë procesin e miratimit.

Më shumë

Visa Austria Residence permit